Sunday, June 16, 2024
Home Kronika Lezhë, masivi shkëmbor bie mbi autobus, pagosen dy vajza

Lezhë, masivi shkëmbor bie mbi autobus, pagosen dy vajza

0
877

Një masiv shkëmbor ka rënë sot në aksin rrugor Lezhë-Shëngjin. Sipas informacioneve të para, raportohet se gurët kanë rënë në afërsi të Knalles dhe mësohet se kanë goditur edhe një autobus, duke lënë të plagosur edhe dy vajza të reja.

“Me datë 06.06.2018, rreth orës 06:42, është marrë njoftim se në rrugën Lezhë – Shëngjin, tek vendi i quajtur “Knalla”, një masiv shkëmbor është shkëputur nga mali dhe i ka rënë një autobusi me targa AA 971 JZ,  me drejtues shtetasin P.P. i cili po kalonte aty në ato momente.

Për pasojë janë dëmtuar 2 shtetase, K.D. 21 vjeçe banuese në Zejmen e cila është transportuar për në Qendrën e Traumes në Tiranë, dhe shtetasia  B.Z. 23 vjeçe banuese në Tresh, e cila ndodhet në spitalin Rajonal Lezhë nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, sqaron policia.

Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë vazhdojnë hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here