Perfundon faza e 5-te e dezinsektimit, DRSH, 2 grupe pune ne Shkoder dhe Velipoje

0
773

 

Mesnaten e se martes ka perfunduar trajtimi i peste per vitin 2018 i procesit te Dezinsektimit! Jane trajtuar rreth 20 hektar, lulishte, parqe, kanale te ujrave te zeza, keneta, bodrume, etj.

Ky proces do vazhdoj edhe gjate sezonit veror, ne menyre te tille qe te krijohen kushtet sa me te pershtatshme per qytetaret e Shkodres dhe pushuesit ne velipoje. Procesi ka nisur pas mesnate, atehere kur ambjenti eshte ne qetesi, dhe temperaturat jane pak me te uleta, pasi dekantimi i bacileve qe perdoren per eleminimin e larvave te mushkonjave behet ne temperature 20-25 grade dhe puna eshte ndare ne 2 grupe. Njeri prej tyre ne Shkoder, dhe nje grup i dyte ne zonen e Velipojes.

Ndersa metoda e dyte e perdorur eshte mjegulla e ftohte. Ky process eshte ndjekur edhe nga specialiste te drejtorise rajonale te shendetesise, te cilet pane nga afer situaten ne terren.Sipas drejtorise se shendetit publik kerkohet bashkepunim me instancat lokale ne kuader te menaxhimit te mbetjeve urbane dhe mexhimit te mjedisit. Procesi perfshin lotin Shkoder-Lezhe dhe ne total fondi i akorduar per 2 vite eshte rreth 19 milion leke. Pritet qe te kete edhe faza te mevonshme pergjate sezonit turistik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here