Rrëshqitja e gurëve në Shëngjin ku u plagosën 2 vajza, reagon bashkia e Lezhës…

0
666

Lidhur me ngjarjen në Shëngjin,ku është shkëputur një masiv gurësh që ka goditur më pas një autobus udhëtaresh duke sjellë plagosjen e dy shtetaseve,Bashkia Lezhë së pari iu uron shërim sa më të shpejtë të lënduarave,ndërsa sqaron opinion publik se ky aks rrugor nuk është në varësi të bashkisë por Autoritetit Rrugor Shqiptarë.

Sa më lart,Bashkia Lezhë ka evidentuar që në vitin 2017,rrezikun e madh për rënie guresh në disa zona të Lezhës,ku rrisku më i lartë vijon të mbetet si në këtë rrugë,në Pallnë ashtu dhe në segmentin Balldre – Torovicë,akse nacionale.

Të gjendur në rrethana të tilla,bashkia ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve përgjegjësë që menaxhojnë probeme të tilla me forca xhenjerë.

Bashkia Lezhë shpreh gadishmërinë për bashkëpunim maksimal me Ministrinë e Brendshme, Drejtorinë e Përgjithshme të Emergjencave Civile dhe çdo institucion tjetër shtetërore për zgjidhjen sa më parë të këtyre rreziqeve që iu kanosën qyetarëve.

Faleminderit !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here