Tarifa për rrugën e kombit, bizneset e Shqipërisë dhe Kosovës tarifë të njëjtë

0
574

Në kuadër të konsultimit me grupet e interesit përpara rivendosjes së tarifës së kalimit në rrugën Milot-Morinë, dy ministra, ai i Financave Arben Ahmetaj dhe ai i Infrastrukturës,  Damian Gjiknuri pritën në takim një përfaqësi biznesesh nga Oda Ekonomike e Kosovës.

GjiknuriNe biem dakord që një tarifë duhet. Problemi është se si ta zbusim dhe mitigojmë këtë tarifë. Çdo gjë që ulet këtu prapë e paguajnë qytetarët shqiptar dhe këtë duhet ta kuptojmë, pra Buxheti i Shtetit. Meqe u ngrit ky shqetësim, është bërë studimi dhe është nxjerrë kostoja e mirëmbajtjes dhe prandaj u detyruam të shkojmë tek praktika koncesionare. Rruga do minimalisht 7 milion euro në vit për mirëmbajtje dhe do dalë kjo shumë; ose do paguajnë gjithë shqiptarët ose përdoruesit e rrugës dhe kjo është e vërteta. Nuk janë kosto të fshehura ato.

Ministri i Infrastrukturës tha se qeveria po negocion jo vetëm për të adresuar problemet e popullsisë lokale të Kukësit si një problem i brendshëm por dhe për të adresuar nevojat e përgjithshme të bizneseve, pavarësisht nëse ato janë në Shqipëri apo në Kosovë.

GjiknuriNe synojmë që për ata që janë udhëtarë të shpeshtë të kemi një zbritje dhe zbritja është duke u negocuar. Ne nuk do të bëjmë diskriminim tek bizneset. Nëse është bërë një përjashtim për qytetarët e Kukësit këto njihen dhe janë praktika në raport me komunitetet lokale për shkak të mungesës së rrugës alternative. Nuk do të krijohet një konkurrencë e pandershme për shkak të kostove të shtuara të transportit dhe me biznesin do të jetë praktika e njëjtë, si për shqiptarët e Shqipërisë ashtu edhe për shqiptarët e Kosovës. Pra, ketë gjë ne e kemi parimore pasi me të drejtë atëherë do të krijoheshin disbalanca të tilla.

Dy ministrat  ranë dakord që bashkërisht të bëhen përpjekjet maksimale në drejtim të gjetjes së formave lehtësuese për mjetet e biznesit që lëvizin më shpesh në aksin Milot-Morinë. Nga ana e përfaqësuesve të biznesit u hodh edhe ideja që qeveria e Kosovës mund të kontribuojë gjithashtu për të lehtësuar barrën financiare që krijohet nga zbritjet tarifore dhe nevoja për mirëmbajtjen e aksit rrugor. Gjithashtu, përfaqësuesit e biznesit i propozuan ministrave Ahmetaj dhe Gjiknuri që rifillimi i zbatimit të tarifës së kalimit të mund spostohet në kohë pasi të kalojë sezoni i ardhshëm turistik.

AhmetajPatjetër që ka një ndërgjegjësim, në të paktën një vit e gjysëm për atë që do të bënte tarifa e rrugës. Nuk diskutohet dhe diskutimi në ekuilibër midis kostos së rrugës dhe një kulture të re, nëse duhet ta themi kështu, por edhe kostos që do t’i ngarkonte qytetarët dhe bizneset ka qenë prezent. Ne jemi fokusuar në bazë të kontratës tek përdoruesit e shpeshtë. Kemi ndërtuar me Ministrin një logjikë financiare progresiviteti, pra për t’i dhënë një mundësi atyre që e përdorin rrugën. Pra, sa më shumë e përdor rrugën me kalime për kamion le të themi, aq më shumë ke mundësi të ulësh çmimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here