Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko ka dalë sot në një konferencë për shtyp dhe ka sqaruar për herë të parë publikisht se pre po zhvlerësohet kaq shumë euroja në tregun vendas.
Ndonëse sot rënia e euros ka ndalur pas tre javësh rënie, Guvernatori ka sqaruar se kjo situatë do zgjidhet duke blerë valutë në treg.
“Kemi të drejtën tonë të rregullojmë parametrat e tregut”,- u shpreh ai gjatë një konference.
Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 124.42 lekë, me një rritje relativisht të fortë prej 0.25 lekësh në krahasim me ditën e mëparshme.
Që nga data 18 maj dhe deri në 5 qershor, kur euro vetëm ka rënë në tregun e brendshëm, monedha e përbashkët kishte humbur 3.15 lekë. Në të kundër dollari ka vijuar të nënçmohet, duke u këmbyer me 105.86 lekë, 0.32 lekë më pak sesa një ditë më parë.