Balla ironizon kreun e PD-se Basha…

0
814

Kreu i grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka ironizuar kreun e PD-së Lulzim Basha në lidhje me daljet e tij publike ditën e sotme.

Sipas Ballës, Basha është avokati i Babales, dhe në të gjitha fjalimet që mbajti sot ka përsëritur veten. Balla akuzon kreun e PD-së se bashkë me ish-kryeministrin Berisha kanë sajuar gjithë historinë e video-përgjimit.

Ndërkohë shton se Basha sot tha vetëm një gjë të re: “Por një gjë të re e ka thënë sot Lulëzim Basha dhe të mos i’a hamë hakun që e tha qartë përmes rreshtave: Audiopërgjimi po manipulohet nga shteti italian me urdhër të treshes Rama-Xhafaj-Marku.”

Reagimi i plotë:

Avokati dhe varrmihesi i Babales Lulezim Basha, ka mbajtur sot 5 fjalime e gjysem! 4 ne parlament, gjysem ne internet dhe 1 ne kuzhinen e baltes se Shqupit. Ne fakt ka qene i njejti fjalim, i perseritur 5 here e gjysem dhe pa e zene me goje emrin e Babales, ai ka folur vetem per fundin e paralajmeruar te babaleskandalit. Sepse tanime edhe Lulezimi qe e futi Babalen ne gropen ku tani po bie vete, e ka marre vesh qe te gjithe e kane marre vesh se e gjithe historia eshte nje sajese e Saliut dhe e atij vete… Por nje gje te re e ka thene sot Lulezim Basha dhe te mos i’a hame hakun qe e tha qarte permes rreshtave: Audiopergjimi po manipulohet nga shteti italian me urdher te treshes Rama-Xhafaj-Marku.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here