Lu pas takimit me Xhafaj: Po ndjek me vëmendje akuzat

0
467

Për herë të parë pas publikimit të audiopërgjimit reagon ambasadori amerikan Doland Lu.

I pyetur nga Ora News për këtë çështje Ambasadori amerikan është përgjgjur se :

“Po i ndjek me vëmendje akuzat kundër Ministrit Xhafaj dhe vëllait të tij Agron Xhafaj. Faktet dhe provat, përfshirë edhe vërtetësinë dhe rrethanat rreth regjistrimit audio të raportuar, meritojnë të hetohen në mënyrë të pavarur. Por kjo nuk mund të jetë arsye për të ndërprerë punën e policisë dhe prokurorëve për të arrestuar drejtues të rrezikshëm të krimit të organizuar”.

Deklarata e ambasadorit amerikan mbyllet me një deklaratë të fortë sipas të cilës “Koha që Shqipëria të përfundojë punën që ka nisur është tani”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here