Raporti i departamentit amerikan te shtetit, ne lidhje me lirite fetare, vleresohet pozitivisht nga Drejtuesi i kishes ortodokse ne Shkoder At Nikolla Petani. Sipas tij ai mund te sherbeje si nxitje ndaj qeverise per te bere me shume.
Kthimi i pronave te komuniteteve fetare eshte nje pike kyçe qe Shqiperia duhet ta permbush ne kuader te proçesit te anetaresimit ne BE.
Departamenti amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm për liritë fetare, ku në rastin e Shqipërisë, thuhet se qeveria është angazhuar për mbështetje financiare ndaj komuniteteve fetare dhe kthimin e pronave të tyre, megjithëse siç theksohet “Agjencia e Trajtimit të Pronës nuk ka përpunuar asnjë kërkesë për kthimin e pronës së sekuestruar gjatë periudhes komuniste dhe miratoi vetëm një kërkesë për kompensim”. Proces qe komunitetet fetare prej vitesh kerkojne qe te pershpejtohet