Shkaterrimi i rruges se Komanit, 30 vjet jashte vëmendjes njeri nder akset me te rendesishem ne vend

0
1998

Edhe pse hyne nder rruget kryesore te vendit tone,ka mbi 30 vjet qe trajtohet si rruge rurale ! Rruga Vau Dejes – Koman, 32 kilometra, nuk ka njohur asnje investim ne keto tri dekada. Si pasoje e kësaj mungese vëmendje, ajo ka ardhur duke degraduar nga dita ne dite…… Gjendja e rruges se Komanit eshte nje tregues domethenes i papergjegjshmerise qe kane treguar nder vite ish – drejtoria e ndërmarrjes se rrugeve, sot autoriteti rrugor per veriun e vendit, dhe Ministria e Transportit ne te gjitha qeverite. Neper kete rruge kalojne mesatarisht çdo vit 50 mije turiste te huaj, qe vizitojne brigjet e Drinit, Dukagjinin, Thethin, Puken, Valbonen e kalojne ne Kosove. Eshte nje koridor turistik me vlera te jashtezakoshme natyrore, por qe udhëtimi neper kete rruge eshte tejet i veshtire, siç shprehet edhe njeri nder operatoret turistik ne liqenin e Komanit:

Rruga Vau Dejes -Koman u ndertua per ti paraprire ndertimit te hidrocentralit te Komanit ne vitet ’80 te shekullit te kaluar. Perveç 1000 banoreve qe jetojne ne fshatrat e brigjeve te Drinit dhe punonjesve te hidrocentralit, kjo rruge shfrytezohet per te lidhur edhe Tropojen me pjesen tjeter te Shqiperise dhe anasjelltas, nepermjet udhëtimit qe behet me traget ne liqenin  e Komanit. E jo vetem kaq, por eshte edhe nje linje e shkurter per tu lidhur me Kosoven, pasi nga Bajram Curri ne Gjakove nuk ben me shume se 30 minuta. Por me gjendjen ku eshte katandisur rruga e Komanit, nuk do te jete e larget dita qe edhe automjetet e hidrocentralit nuk do te mund te qarkullojne. Mjafton kaq per te kuptuar se sa e domosdoshme eshte ndërhyrja per asfaltimin e kësaj rruge.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here