Friday, June 14, 2024
Home Politikë Vlahutin flet për standartet etike gazetareske, por zhgënjehet nga bojkotimi i medias

Vlahutin flet për standartet etike gazetareske, por zhgënjehet nga bojkotimi i medias

0
654

“Gazetaria etike duhet të jetë normë dhe jo përjashtim.” Me këtë mesazh iu drejtua sot ambasadorja e BE-së në vendin tonë, Romana Vlahutin konferencës së Këshillit Shqiptar të Medias që u mbajt në ambientet e Hotel Tirana.

Vlahutin nënvizoi se gazetarët  që ngrenë zërin për standardet etike duhet të mbështeten dhe jo të margjinalizohen. Për kryetaren e delegacionit të BE-së në Tiranë, gazetaria e mirë ka të bëjë me përgjegjësinë për ta përdorur lirinë e shprehjes për të thënë vetëm të vërtetën.

Sipas diplomates, ndryshimi drejt gazetarisë etike dhe të bazuar në fakte duhet të vijë nga ju, në praktikën e përditshme të punës suaj. Është një çështje respekti për profesionin dhe për shqiptarët.

“Është zhgënjyese dhe shumë domethënëse”, theksoi Vlahutin që shumica e medieve kishin vendosur të mos e mbulonin konferencën e sotme mbi standardet etike gazetareske.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here