Mësohet se në mbledhjen me dyer të mbyllura me prokurorët e Shkodres, Pjeternikaj ka bërë një përshkrim të shkurtër të aktivitetit të tij në organin e akuzës, e më pas ka kërkuar vijim të hetimeve për dosjet që ende nuk janë mbyllur. Prokuroria e Shkodres për vetë rëndësinë që ka, por edhe dosjet hetimore që janë të bartura nga ngjarje të ndryshme, kërkojnë angazhim maksimal, për të cilat Pjeternikaj ka shprehur vendosmërinë që t’i shkojë deri në fund. Ylli Pjetërnikaj më herët ka qënë pjesë e prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, i emëruar në vitin 2014, nga ish presidenti Bujar Nishani.
Më pas ai ka shërbyer edhe në tropojë, si magjistrat i ri, e ku me firmë të prokurorit Adriatik Llalla është transferuar në prokurorinë e Tiranës. Së fundmi që prej marrjes së detyrës nga Arta Marku, ai ishte ndihmës ligjor në prokurorinë e përgjithshme dhe anëtar i drejtorisë së inspektimit, që bënte vlerësimin e punës së prokurorëve. Ndërsa Anton Martini i cili mbajti vetëm 6 muaj detyrën e prokurorit të Shkodres, është rikthyer tek krimet e rënda, aty ku ka qënë edhe më herët.
Arta Marku ka vendosur t’i besojë një strukturë dhe dosje të rëndësishme hetimore, prokurorit Martini. Pak kohë më parë kryeprokurorja e përkohshme Arta Marku shkarkoi nga detyra e drejtuesit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmatajn dhe në vendin e tij emëroi Donika Prelën. Ndërkohë që vijon riorganizimi te Krimet e Rënda me strukturat e reja që do të ngrihen.