Basha takim me zyrtare te larte te Austrise,kerkon hapjen e negociatave

0
533

Pas takimit me zyrtarët të lartë të Austrisë, Kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se i ka kërkuar ndihmë për hapjen e negociatave.

 “Në emër të opozitës dhe PD kam përsëritur qëndrimin tonë duke i kërkuar miqve austriakë të bëjnë gjithçka që negociatat të hapen. Shqetësimet për gjendjen politike në vend mbeten, për kapjen e drejtësisë nga pushtetit dhe të pushtetit nga krimi. Duke mos e fshehur të vërtetën i kemi thënë se e dimë që kemi probleme jemi të angazhuar për t’i zgjidhur, kemi nevojë për ndihmën austriake për ti zgjidhur, ndaj duam hapjen e negociatave si presion ndaj qeverisë, që vendi të përparojë në luftën kundër korrupsionit dhe drogës”- tha Basha.

Reinhold Lopatka, Kryetar i Komisionit të Çështjeve Europiane dhe Nënkryetar i Komisionit të Jashtëm në Parlamentin austriak, u shpreh se Austria ka mbështetur gjthmonë Shqipërinë dhe është pro hapjes së negociatave.

“Siç e dini, Austria e ka mbështetur gjithnjë Shqipërinë në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Europian. Dhe ne jemi të lumtur që të marrim presidencën e Këshillit Europian në vijim pas Bullgarisë dhe për vazhduar në rrugëtimin e filluar. Padyshim, që në jemi pro hapjes së negociatave në Këshillin Europian në fund të qershorit. Ky është një qëndrim i ndarë nga të gjitha partitë e Parlamentit Austriak dhe të gjithë ne e mbështesim këtë qëndrim pro Shqipërisë edhe të kancelarit Kurz. Sot kemi pasur mundësinë të shkëmbenim me parlamentarë si të shumicës parlamentare, ashtu edhe të opozitës dhe me kënaqësi konstatoj se hapja e negociatave mbështetet nga të dyja palët. Kryetari Basha e konfirmoi këtë mbështetje të hapjes së negociatave në takimet tona, ashtu si edhe nënkryetarja e Kuvendit Vasilika Hysi.

Megjithatë më duhet të theksoj se ne jemi të shqetësuar për çështjen Xhafaj. Rasti i ministrit Xhafaj duhet të hetohet në mënyrë të besueshme në mënyrë që të mbështesë rrugëtimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Qytetarët austriakë janë të shqetësuar përsa i përket krimit të organizuar shqiptar në Europë. Duhet luftë kundër  elementëve kriminalë për të stabilizuar funksionimin e ligjit, Kushtetutën, e cila është shumë e rëndësishme për ne.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here