Çfarë ndodhi në Itali? Moisi Habilaj refuzoi pyetjet për Saimir Tahirin

0
631

Të tjera detaje zbulohen për dosjen ‘Tahiri’ pak ditë pasi dy prokurorët shqiptarë shkuan në Romë për të marrë në pyetje Moisi Habilajn si dhe pjesëtarët e tjerë të arrestuar për trafik droge.

 

 

Mësohet se Moisi Habilaj dhe Nezar Seitaj kanë refuzuar që t’i përgjigjen pyetjeve të dy prokurorëve Besim Hajdarmataj dhe Vladimir Mara sa i përket implikimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Përpos përpjekjes prej më shumë se 3 orë nga ana e dy hetuesve, Habilaj ka refuzuar t’u përgjigjet.
Në disa raste të tjera, përgjigjet e dhëna prej tij kanë qenë pa shumë vlerë për hetimet, pasi nuk është përfituar thuajse asnjë e dhënë e vlefshme.

Nga ana e saj, prokuroria pretendon se Moisi Habilaj ka patur marrëdhënie të ngushtë me ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, pasi ai është personi që ka marrë përsipër t’i rregullojë skafin, kur ky mjet iu prish gjatë pushimeve në Greqi.

Kujtojmë se hetuesit kanë afat deri në fund të muajit Korrik për të hetuar këtë dosje dhe nuk sqarohet nëse do kërkohet tjetër zgjatje e hetimit apo çështja do të dërgohet në gjyq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here