Ashtu sikurse cdo projekt i bashkise Shkoder, edhe rikonstruksioni i merkates ne Rus ka nevoje per rishikim. Ky detaj ka dale ne drite pak dite nga nisja e zbatimit te projektit. Sipas tabeles se vendosur per kete projekt, punimet do te duhej te kishin nisur qe ne muajin shkurt per te perfunduar ne Maj, por pikerisht permbytjet bene qe ato te shtyheshin, per te nisur atehere kur ishte parashikuar finalizimi. Gjithçka u tha se do te permbyllej ne afate, por vetem per keto te fundit nuk mund te flitet.

Bashkia sebashku me kontraktoret beri sheshimin e oborrit te merkates, duke nxjerre tregtaret ne trotuar. Por vetem kaq, pasi menjehere puna e nderpre. Tv1 channel kerkoj nje prononcim ne Bashkine Shkoder, se perse punimet kane 1 muaj te pezulluara? Nga zyra e shtypit, u tha se pikerisht se punimet do te nisin te shtunen, paradoksalisht ne nje dite pushimi per administraten. Nderprerjen e lidhin me disa ndryshime qe duheshin bere ne projekt, por pa dhene detaje te tjera, duke vijuar modelin e ndjekur ne shume investime te bashkise, qe gjate rruges hiqen e shtohen detaje pa fund.

Nje gje e tille po ndodh edhe me rikonstruksionin e merkates, per te cilen nuk dihet se kur do te jete data e permbylljes se investimit, ç’ka ka bere qe tregtaret te jene te shqetesuar, pasi ne vapen perveluese po shesin ne mes te rruges e trotuareve. Shpresa e vetme eshte qe puna te mbyllet pa ardhur dimri me reshje e te ftohtin karakteristik, pasi atehere do te jete e pamundur te punohet, e tregtaret do te mbesin serish ne mes te kater rrugeve!

LEAVE A REPLY