Pritja e ushtarëve të ISIS në Shqipëri, Mesila Doda: Kjo është poshtërsi e Ramës

0
602

Ish-deputeja e PDIU-së, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj lajmit se Shqipëria ka dhënë mbështetjen për të  krijuar hapësira në territorin e saj për luftëtarët e ISIS-it që kthehen nga Siria. Nëpërmjet një postimi në faqen e saj të ‘Facebook’, ajo shkruan se nëse ky lajm është i vërtetë, atëherë nuk ka bastard më të madh se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Sipas Dodës, Shqipëria nuk mund të kthehet në një çerdhe ky mbizotron terrorzmi. Ajo i bënë thirrje të gjithë shqiptarëve që të çohen në këmbë për të mposhtur poshtërsi të tilla.

Ja shenimi i plotë I Mesila Dodës:

“Nese ky lajm eshte i vertete, nuk ka bastard me te madh se kryeministri yne.. Shqiperia çerdhe e terroristeve dhe kjo eshte dhurate nga qeveria.. Poshtersi te tille qe te degradosh vendin tend duke e bere kosh plehrash per te perfituar disa dite zgjatje pushteti, nuk ka…
Te gjithe ne kembe per te ndaluar nje poshtersi te tille. Shoqeria civile, perfaqesuesit fetare ne vend, te rinj e te reja, prinder e qytetare normale te ketij vendi…duhet te jemi te gjithe ne alarmin me te madh te ketyre 20 viteve. Na bene koshin e plehrave te botes.”

Edhe pse nuk ka asgjë konkrete deri më tani, në media ka qarkulluar lajmi, se Shqipëria shihet si shteti më i mundshëm  për të sjellë  një kontigjent të luftëtarëve të ISIS-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here