“Çamët të papërfaqësuar”, Shpëtimi Idrizi distancohet nga tre deputetët e PDIU-së

0
688

Kryetari i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, i cili mbeti jashtë parlamentit në zgjedhjet e 2017, lëshoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe opozitës për marrëdhëniet me Greqinë.

Në Këshillin Kombëtarë të kësaj force politke ai tha se Çameria nuk përfaqësohet në këtë Kuvend, duke u distanuar indirekt nga deputetët që u zgjodhën ndër radhët e  PDIU-së.

Idrizi: Ka qenë një strategji e qartë që mos të kishte përfaqësim të Çamërisë në këtë Kuvend, vetëm kështu mund të kalonin ligjin per toponimet, ku pleqtë tanë 75-85 vjeç të ishin të detyruar të ndryshonin vendlindjet e tyre në pasaportat shqiptare.  Ligji për minoritetet, apo marrëveshjen e detit që na e kanë sjellë kufirin deri tek bregu i dytë. 

Duke folur për alenacat poltike, idrizi tha se PDIU  do të bashkëpunojë, vetëm me ato forca politike që garantojnë zgjidhjen e Çështjes Çame, e kanë një program pragmatist për Çështjen Kombëtare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here