Nga kontrollet që Policia Rrugore ushtron përgjatë fundjavës, u verifikuan disa raste të shkeljes së rregullave të qarkullimit.
Shoferë që konsumojnë alkool dhe ata që ecin me shpejtësi tej normave të lejuara ishin disa nga rastet e konstatuara gjatë natës.
Alkooli në timon dhe shpejtësia tej normave të lejuara ishin disa nga shkeljet e konstatuara nga Policia Rrugore. Kontrollet me drager, përgjatë fundjavës u ushtruan në disa rrugë kryesore të Tiranës.
Në rrugën “Sulejman Delvina” u verifikua se shtetasi me iniciale E.D, 36 vjeç, drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.91 mg/l. Më tej, rrugorët ushtruan kontrolle edhe përballë Parlamentit, ku u konstatuan disa drejtues mjetesh nën ndikimin e alkoolit.
Radari në rrugën interurbane Tiranë-Durrës konstatoi një 29-vjeçar nga Durrësi që drejtonte automjetin me 200 km/h, duke rrezikuar jo vetëm e tij, por edhe të efektivëve të policisë. Ai u ndalua sapo hyri në territorin e Durrësit.
Një tjetër drejtues mjeti u ndëshkua, pasi ecte me 140 km/h. Policia njofton drejtuesit e mjeteve që të jenë të kujdesshëm për të respektuar rregullat e qarkullimit rrugor.