Aleanca e grave këshilltare ka nisur takimet informuese për progresin e reformes zgjedhore dhe përfshirjen e rekomandimeve të tyre në komisionin ad-hoc të kësaj reforme. Gjatë tryezës në Shkoder, munguan përfaqësueset e kuvendit të Shqipërisë, por pjesë e saj u bënë drejtueset vendore dhe nga shoqëria civile. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi e ka cilësuar tejet të rëndësishëm vullnetin e partive politike për këto ndryshime dhe kryerjen e reformës bazuar me standartet europiane, pasi pa mbështetjen e tyre, diskutimet janë të kota.
Aktualisht furtuna e politikës në Parlament e jashtë tij nuk ka arrritur deri tek reforma zgjedhore. Mbledhjet e Komisionit bipartizan në Kuvend kanë munguar, por puna përgatitore vazhdon dhe brenda qershorit do të trajtohen tre çështjet më prioritare: që është votimi elektronik, shit-blerja e votës dhe abuzimi me burimet shtetërore. Pas qershorit nis draftimi i ligjit nga ekspertët dhe kësaj here rol të dorës së parë do të kenë ekspertët e huaj. Në Tiranë zyrtarë të lartë të OSBE-së dhe ata gjermanë konfirmuan se i kanë sytë tek kjo reformë dhe nuk ju kanë munguar sinjalet për bllokim. Shqipëria ka pasur disa reforma zgjedhore, por që pas paktit Nano-Berisha që pasoi zgjedhjet problematike të vitit 2001, që u konsiderua si një pakt për reforma dhe jo për pushtet, ligji zgjedhor është bërë me konsensus. Por, nëse ai erdhi si një kompromis i vështirë, një tjetër edhe më i madh u shënua thuajse në fshehtësi prillin e 2008-ës mes Sali Berishës dhe Edi Ramës me ndryshimin e Kushtetutës dhe të kodit zgjedhor. Po ashtu reforma zgjedhore edhe në 2008 edhe në 2012 u bë me autorësi thuajse të plotë PS-PD. Ajo përmbushi një rekomandim të OSBE/ODIHR për ndryshimin e sistemi.