Thursday, October 18, 2018

Fadil Vokrri pak ditë më parë mori nënshtetësi shqiptare

131
0

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shprehur ngushëllime për vdekjen e kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Ndër të tjera, tha se pak ditë më parë firmosi dhënien e shtetësisë shqiptare për Vokrrin.

Kjo ishte bërë me kërkesë të Federatës Shqiptare të Futbollit për kontributin e tij të veçantë në mbështetje të futbollit e sidomos ekipeve kombëtare.

Reagimi i Ilir Metës

Ndarja e parakohshme nga jeta e legjendës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, është një lajm shokues për të gjithë shqiptarët që e kanë ndjekur e adhuruar shkëlqimin e talentit të tij si sulmues e golashënues i Prishtinës, por edhe ekipeve të njohura europiane të Partizanit të Beogradit, Fenerbahçe e madje edhe të përfaqësueses së ish-Jugosllavisë. Fadil Vokrri me talentin dhe suksesin e tij frymëzoi shumë fëmijë shqiptarë kudo për të ecur në shembullin e tij. Me personalitetin e tij ndërkombëtar ndihmoi integrimin e Kosovës në UEFA dhe FIFA. Pak ditë më parë pata kënaqesinë të firmosja dhënien e shtetësisë shqiptare për Fadil Vokrrin me kërkesë të F.SH.F për kontributin e tij të veçantë në mbështetje të futbollit tonë e sidomos ekipeve kombëtare. Duke i shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të Fadil Vokrrit, Federatës së Futbollit të Kosovës, mbarë botës shqiptare të futbollit, jam i bindur se personaliteti i jashtëzakonshëm që ai krijoi në fushën e blertë do vazhdojë të frymëzojë gjeneratat më të reja në rrugën e suksesit!

LEAVE A REPLY