Flet vellai i Xhafer Mates:Ai e donte shume,ajo e tradhetoi….

0
851

Flet vëllai i Xhafer Matës i cili ditën e djeshme tronditi mbarë opinionin publik.

31 vjeçari qëlloi me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni në lagjen Don Bosko duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas qëlloi edhe veten me plumb në kokë e ndërroi jetën në spital.

Në lidhje me këtë ngjarje tragjike, ka reaguar për “Gazeta Shqiptare”, vëllai i autorit.

I tronditur për gjithçka kish ndodhur, ai tregon me dhimbje se ngjarja e rëndë ishte ende e pabesueshme për të. “Nuk e shpjegoj dot pse arriti deri në këtë pikë. E dija që e donte shumë vajzën. Nga dashuria madhe iu errën sytë. Braktisi gruan për vajzën që donte, dhe e reja e tradhtoi. Ende nuk e besoj që gjërat shkuan kështu. La jetim fëmijën 1 vjeç, – shpreh për ‘GSH’ vëllai i Xhafer Matës.

I pyetur se çdo të ndodhë me djalin e mitur ai u shpreh me lot në sy se fëmijën do ta rriste familja e Xhaferit.

“Djali jeton me ne, kur u divorcua më gruan, fëmijën e mbajti Xhaferri. Ish-gruaja u kthye te njerëzit e vet, dhe djalin ia la vëllait. Fëmijën do ta rrisim ne”,-u shpreh me dhimbje vëllai i 31-vjeçarit.

Një i afërm, i cili ndodhej në banesën e autorit tregon për të shkuarën e Xhaferit. “U divorcua në dhjetor nga gruaja, mësuam se kishte një lidhje dashurie me 19-vjeçaren. Jemi të pushtuar nga dhimbja me tragjedinë që ndodhi, akoma nuk mund ta besojmë. Ishim në dijeni që Xhaferri e donte vajzën. Ishte shumë i qetë, punëtor dhe aspak problematik. Nuk e shpjegojmë dot këtë që ndodhi”,-u shpreh një i afërm i Xhaferit.

Banorë të lagjes ku banonte i riu, të tronditur nga lajmi e përshkruajnë 31-vjeçarin si djalë pa probleme dhe person që nuk përfshihej në konflikte. “Kanë ardhur familjarisht para shumë vitesh në këtë lagje. Xhaferri ishte djalë i urtë, dhe asnjëherë nuk ka hapur probleme në lagje. Kishte mbaruar shkollën për inxhinieri mekanike, madje u diplomua këto muajt e fundit. Ishte shumë djalë punëtorë, ka një servis makinash dhe punonte për orë të tëra. Jemi të tronditur me ngjarjen”, u shpreh një i moshuar, i cili banonte pranë shtëpisë së 31-vjeçarit.

Ngjarja ka tronditur mbarë opinion publik ndërsa pas kësaj vrasjeje, në Durrës, një burrë, në orët e mbrëmjes vrau bashkëshorten, nënën e 6 fëmijë, mbetur jetimë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here