Meta për çeljen e negociatave: Të punojmë bashkë dhe të qëndrojmë larg frymës së konfliktit

0
543

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë në Bashkinë e Pustecit për hapjen e sezonit turistik. Meta nuk ka pranuar të komentojë çështjen e kampit të refugjatëve dhe ish-luftëtarëve të ISIS por është fokusuar tek turizmi dhe promovimi i kësaj zone.

 

 

Megjithatë nuk ka munguar as një mesazh për politikën shqiptare në lidhje me rrugëtimin evropian. “Të punojmë së bashku dhe të qëndrojmë larg frymës së konfliktit”, tha Meta.

Presidenti i Republikës u prit nga autoritetet më të larta vendore si dhe nga dhjetëra banorë të minoritetit maqedonas.

“Kënaqësi e veçante të vizitoj Bashkinë e Prespës. I uroj sezon të mbarë turistik. Ftoj turistët të shijojnë bukuritë përrallore e të pakonkurueshme të kësaj zone, mikpritjen e jashtëzakonshme dhe gatimet tradicionale të zonës. Disa ditë nga pushimet e mia verore do t’i bëj në liqenin e mrekullueshëm të Prespës. Duke ruajtur identitetin, traditat dhe vlerat e shkëlqyera të minoritetet maqedonas, Bashkia e Pustecit mund të shndërrohet në njërën nga bashkitë më të begata të vendit. Është me përparësi zhvillimi dhe promovimi i turizmit”, u shpreh Presidenti.

Më tej, Meta i shoqëruar nga autoritetet vendore vizitoi Kishën e Shën Mhillit në Bashkinë Pustec po kështu edhe ishullin e Maligradit. “Kjo perlë e natyrës, është një destinacion atraktiv i turizmit që duhet vizituar”, u shpreh Presidenti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here