12 prefektët e Shqipërisë, kanë vizituar qytetin e Prizrenit në kuadër të 140 vjetorit të Lidhjes Shqiptare.

I pari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, pas pritjes në Shtëpinë e Bardhë, Haskuka theksoi se duhet një bashkëpunim edhe më i madh si në aspektin ekonomik, por edhe kulturor. Për këta ai ka kërkuar që prefektet të lobojnë pranë qeverisë shqiptare.

Mytaher Haskuka, Kryetar i Komunës së Prizrenit: Unë e mora fjalën nga prefektët e Shqipërisë se do të lobojnë. Kur organizojnë panaire, të kemi pjesëmarrje më shumë të kompanive shqiptare, në të njëjtën kohë kur ka panaire, ne të bisedojmë me organizatat e bizneseve në Kosovë edhe në Prizren që ata t’i prezantojnë produktet e tyre në Shqipëri. Bashkimi jonë është më i rëndësishëm në aspektin ekonomik.

Ndërsa Prefekti i Qarkut të Kukësit, Zenel Kuçana tha se takime të tilla do të shërbejnë për të ndikuar në një marrëdhënie më të ngushtë.

Zenel Kuçana, Prefekt i Qarkut të Kukësit: Aktualisht me kryetarin e Komunë së Prizrenit kemi pasur marrëdhënie të vazhdueshme dhe sot kjo u shumëfishua me të gjithë prefektët e Shqipërisë, duke konkluduar në mjaft tratativa për biznes, për kulturë, për sport dhe të gjitha fushat që mund të bashkëpunojnë qytetet ndërmjet tyre.

Pas takimit delegacioni i perfektëve shqiptar vizituan shtëpinë e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe monumente tjera të kulturore në këtë qytet.

Vizita e 12 prefektëve është e para e këtij lloji.

LEAVE A REPLY