“Qytetar nderi i Malësisë së Madhe”, akademiku Qosja: Jemi rritur duke dëgjuar fjalën Shkodër…

0
607

 

Akademiku Rexhep Qosja ne Malesi te Madhe per te marre titullin “Qytetar Nderi i Malesise se Madhe” dhene nga Keshilli i Bashkise.

Qosja: Faleminderit per nderimin qe me keni bere. Jam i nderuar dhe eshte nderim i vecante per mua qe me prek mendjen dhe shpirtin. E gjithe lugina e Plaves dhe Gucise jemi rritur duke degjuar fjalen Shkoder. Se si ishte Shkodra, se si gezoheshin ato, na flisnin baballaret per Shkodren sepse aty dhe ne rrethina kishin kaluar vitet me te paharruara te jetes pas pushtimit. Ne flisnin per nje varg vendesh qe une si femije i degjoja. Shkodra ishte gjithnje ne mendjen e babait tim, aty kishte varret e disa familjareve te cilet i vizitoi vetem dy here.

Po aq shpesh na flisnin edhe per Malesine e Madhe, kishim çdo dite parasysh vendet e bukura qe ne ai femije i perjetonin si zemer e Malesise. Mendonin bjeshket e zbardhura nga bora, kodra e kodrinat e gjelberta, luginat e pushtuara nga shelgjet. Burimet e lumeve dhe duke mbledhur dredheza, boronica e tjera. Keshtu e shihnim M.Madhe ne. Kemi degjuar kenge kreshnikes, rrefime e legjenda ku protagonist ishin malesoret e ndonjehere edhe ndonje malesore.

Qosja: Fjalet e ndritura te Malesise perbenin themelin e edukimit te brezave, kurre nuk degjohej pasuria. Malesia e Madhe e adhuronte pasurine me te madhe qe eshte pasuria lendore, shpirterore dhe te gjitha keto jane shume pak çfare ka Malesia jone e Madhe jo veç e madhe por edhe me shpirt e madhe. Nje nga te veçantat eshte edhe gjuha e M.Madhe. Gjuhtaret e quajne gjuhe e fshehur, e pasur dhe e figurshme dhe per tu marre vesh duhet te kerkosh ne te dhe ta gjesh fshehtesine, eshte e jashtezakonshme per artin, letersine dhe filozofine.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here