Thursday, April 25, 2024
Home Kronika Itali, shqiptari kërcënoi se do hidhte pallatin në erë

Itali, shqiptari kërcënoi se do hidhte pallatin në erë

0
723

Një shqiptar i cili jeton në Itali ka kërcënuar se do të hidhte në erë pallatin ku ai banonte. Ngjarja ka ndodhur në Pontedera, ku 41-vjeçari spërkati  apartamentin me benzinë.

Mediat italiane bëjnë me dije se shqiptari i cili vuante nga xhelozia, kishte spërkatur shtëpinë e tij me benzinë dhe ishte gati t’i vinte zjarrin.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti me bashkëshorten e tij dhe në sy të djalit të tyre adoleshent.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur një tragjedi.

Shqiptari u arrestua dhe akuzohet për tentative vrasje në rrethana familjare.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here