“Me shkaterroi familjen” zbardhet deshmia e personit te fundit qe takoi Xhafer Maten

0
903

Detaje të tjera tronditëse nga vrasja e dyfishtë ne kryeqytet, në zonën e Don Boskos ku 31 vjeçari Xhafer Mata nga Kalimashi i Kukësit vrau me dy plumba pistoletë 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni nga Vinjolli i Matit.

Dy të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin në rrugë dhe sapo vajza ka kthyer shpinën, 31 vjeçari e ka qëlluar me pistoletë. Vajza filloi të përpëlitej në tokë dhe për t’u siguruar që kishte vdekut, djali u kthye edhe njëherë dhe e qëlloi sërish.

Sakaq, është zbardhur dëshmia e personit të fundit që ka parë 31-vjeçarin Xhafer Mata, pasi vrau 19-vjeçaren. Kalimtarja është shprehur se Xhafer Mata ka qenë në gjendje të rëndë psikologjike, pas ngjarjes dhe ka filluar të qajë.

“E pashë duke qarë dhe disa herë vendosi pistoletën në kokë dhe nuk qëlloi. I thashë pse e vrave dhe tha vetëm që “Më shkatërroi familjen”. Në ato moment nuk mund t’i thoja mos vrit veten, pasi ai sapo kishte qëlluar një vajzë të re. Në zonë kam dëgjuar se e kishte shqetësuar shpesh atë vajzën”– kështu është shprehur kalimtarja gjatë dëshmisë në polici.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here