Eshtë muaji që i bashkon të gjithë dhe ka zgjedhur një prej netëve më të mira të tij, atë të Kadrit për të shtruar një yftar për gratë dhe vajzat e rajonit Shkoder. Deputeti i Lëvizjes socialiste për Integrim Agron Çela, ka vijuar kështu traditën e bukur të shtrimit të yftarit, nё respekt dhe nderim tё muajit të madherueshëm të Ramazanit.

Sofrës së yftarit ju bashkuan edhe përfaqësuesit e myftinisë Shkoder, imame e teologë, si dhe figura të njohura të jetës publike të qytetit. U zgjodhën mbi 600 gra dhe vajza në këtë natë për shtrimin e yftarit, edhe si shenjë falenderimit për kontributin e tyre në familje dhe shoqëri. Fillimisht darka nisi me lutjen tradicionale, e më pas teologu Arben Halluni duke i uruar të pranishmit për agjërimin e kësaj dite të begatë, falenderoi deputetin Agron Çela që ruan këtë traditë të bukur të shtrimit të yftarit në një natë të madhe e të shënuar, siç është nata e Kadrit për fenë islame.

Muaji Ramazanit është muaji i faljes dhe agjerimit ku cdo besimtar mysliman bëhet pjesë e veprave të bukura dhe domethënëse ashtu si kjo mbremje me të ftuar të shumtë. Nata e Kadrit njihet ndryshe si më e mira e një mijë muajve, ndërsa agjerimi cilësohet si një nga shtyllat e fesë islame. Dita e fundit e muajit të Ramazanit është dita e enjte, ndërsa të premten besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Bajramit.

LEAVE A REPLY