U vranë në luftë me komunizmin, e ata që mbijetuan vuajtën gjatë përndjekjen, burgjet e kampet e tmerrshme të komunizmit. Historia për fisin “Bajraktarët e Lurës” erdhi e rrëfyer përmes një dokumentari që u shfaq në qytetin e Shkodres, nga Instituti për Demokraci, Media dhe Kulturë. Ai sjell një panoramë të kalvarit të gjatë të vuajtjeve, në një regjim që Shqipëria e vuajti mbi supër për afro 5 dekada. Sot kjo nisëm synon që të rinjtë të lexojnë të vërteta që nuk janë shkruar akoma, edhe pas afro 30 vitesh demokraci.

Dokumentari u shfaq në praninë e të rinjve, por edhe protagonistëve të atyre ngjarjeve, që kanë mundur të mbijetojnë, si dëshmi e gjallë, për të rrëfyer atë pjesë të errët të historisë.

LEAVE A REPLY