Gjermania: Shqipëria s’ka plotësuar kushtet për negociatat,Xhafa te largohet

0
795

Numri dy i partisë së Kancelares Merkel në CDU/CSU, Dr. Johann David Wadephul ka folur për situatën politike në Shqipëri dhe shanset për hapjen e negociatave.

Duket qartë se Gjermania nuk është e kënaqur, ndërsa z. Wadephul në intervistë shprehet se nuk janë plotësuar kushtet e BE që do të çonin në hapjen e negociatave në fund të këtij muaji.

Ndërsa të tjera, z. Wadephul thotë se peshqit e mëdhenj janë të paprekur, në rrjetë kanë rënë vetëm peshq të vegjël.

Po kaq, ai thotë se Tahiri është peshk i madh dhe se çështja e tij është pengesë reale për hapjen e negociatave. Duke ju referuar deklaratave të ambasadorit amerikan Donald Lu, Wadephul shprehet: “Edhe Ambasadori Lu që nuk është shquar si mik i opozitës e pranon që Tahirin po e mbrojnë”.

Z. Wadephul shpehet gjithashtu pa ekuivoke kur insiston se duhet të zhbllokohet Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata e Lartë.

Ai shpreh shqetësimin se në Shqipëri është rritur trafiku i të gjitha drogave. Mesazh te prerë ai jep edhe kur deklaron se Reforma Zgjedhore kusht i rëndësishëm për hapjen e negociatave. Emërimet në administratë, sidomos në nivelet e larta, janë në shkelje të ligjit deklaron ai.

Dr. Johann David Wadephul që është njëherësh zv. Kryetari i Grupit Parlamentar CDU/CSU ne Bundestag, pergjegjes per politiken e jashtme, te sigurise dhe Keshillin e Europes, dhe Kreu i Grupit te Punes per Ballkanin Perendimor ka folur edhe për dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm ku deklaron se Fatmir Xhafaj nuk mund të qëndrojë si ministër pasi është në konflikt interesi. Mosdorëheqja e tij është në kundërshtim me standartet e BE për shtetin ligjor dhe pengesë për hapjen e negociatave.

.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here