Kamp refugjatësh? PD: Otranto do mbushet me viktima, PS: Alarm i kot!

0
694

Në Komisionin e Ligjeve, demokratët ngriten shqetësimin për ngritjen e një kampi refugjatës në Shqipëri. Sipas deputetëve të PD ky lajm që qarkullon është një alarm për të gjithë rajonin që sipas tyre duhet të kundërshtohet edhe nga italia pasi Otranto do të kthehet në trafik emigrantësh nga grupet e kriminelëve. Por për deputetin e PS dhe kreun e komisionit nuk ka asnjë për alarmim.

Referuar mediave të huaja, por ndoshta dhe faktit që nuk ka ende një reagim zyrtar nga qeveria deputetët e opozitës shprehën shqetësimin e ngritjes së një kampi për refugjatët në Shqipëri.

Sipas demokratëve informacioni që japin mediat e huaja bie ndesh me qëndrimin e ekzekutivit, dhe për ta Kryeministri Rama po bën Pazar për interesat e tij në kurriz të shqiptarëve. Deputetët e opozitës gjithashtu dhanë alarmin se nga ky vendim, Otranto do të kthehet në trafik emigrantësh.

Alibeaj: Përfaqësues të lartë po thonë që ky njeri ka vendosur që këtë vend ta kthejë një kamp refugjatës.

Shehu: Nuk është e vërtetë që nuk ka projekte për ta mbushur Shqipërinë me refugjatë nga vende të ndryshme. Ka! E tha “Le Mond”, e ka thënë gazeta prestigjoze amerikane dje. Të jeni të bindur që do krijojë një korridor të vazhdueshëm Durrës-Itali dhe një Otranto të mushur me viktima dhe me kufoma nën det. 

Por për kruen e komisonit deputetin e sp shqetësimi i opozitës ëhstë një alarm i kot.

Manja: Atdhedashuria dhe çështjet e Shqipërisë nuk besoj se ndahemi dhe nuk më vjen mirë edhe për këtë këmbanë paniku që thatë në Komisionin e Ligjeve, këto çështje mund t’i ngrini në Komisionin e Jashtëm.

Vetë qeveria nuk ka dhënjë përgjgije zyrtare, por mesaduket duket tashmë objekt përplasje opozitë mazhorancë do të jetë edhe kjo cështje nisur edhe nga udhëzimi që kreu i PD i ka dhënë deputetëve të tij. Debatet do fokusohen te cësjtja xhafaj, reforma në drejtësi dhe mundësia e ngritjes së një kampi refugjatësh.

Mediat ndërkombëtare si Le Monde dhe Daily Mail kanë shkruar për ngriten e një kampi të mundëshëm për rrefugjatët në Shqipëri ose Kosovë për t’i ndalur ata të kalojnë transit nga vendin ynë drejt BE.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here