Moti orët në vijim, ja surprizat që iu presin

0
659

Sot pasdite (e hënë, dt.11) dhe nesër (e martë, dt.12) pritet të ketë reshje të dobëta pothuajse në të gjitha qarqet, parashikon Instituti i Gjeoshkencave. Në zona shum? të kufizuara reshjet mund të jenë edhe në formë shtrëngate, më e mundshme në pjesët kodrinore-malore të qarqeve.

TEMPERATURAT – Nesër temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • Në bregdet: 20 / 31 °C;
  • Në vendet e ulëta: 19 / 33 °C;
  • Në vendet malore: 14 / 29 °C.

ERA – Sot pasdite dhe nesër (era do të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet dhe në zonat malore.

ZJARRET NË PYJE – Sot pasdite dhe nesër pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Kukës, Fier, Vlorë dhe Gjirokastër, me një tendencë të lehtë në rritje për qarkun Fier, i cili nesër kalon në nivelin “I MODERUAR”. Pjesa tjetër e territorit nuk ka rrezik (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Një rritje e lehtë e rrezikut pritet në disa zona të kufizuara, respektivisht në qarqet Shkodër (Jug), Tiranë (Jug) dhe Korçë (Lindje), ku rreziku pritet të jetë në nivelin “I ULËT”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here