……Për një jave fusha sportive e Bushatit u kthye ne një spektakël sportiv ! Fëmijët e moshës 10 – 13 vjeç te 10 famullive te Dioqeze se Sapes, Vau Dejës, zhvilluan aktivitete te shumta me moton “sporti instrument i mire edukimi”. Gjithçka u organizua nga Caritasi Dioqezian i Sapes, duke  specifikuar këtë me kupën ne kujtim te Ish-Ipeshkvit te kësaj dioqeze, Imzot Luçjan Avgustini:

Veprimtaria përmbyllëse iu kushtua ndeshjes finale mes ekipit te Famullisë se Shën Nikollit Vau Dejës dhe ekipit te famullisë se Shën Palit Hajmel- Nenshate. Kupën “ Imzot Luçjan Avgustini” e fitoi skuadra e Vau Dejës. Por ajo qe ka rëndësi është fakti qe qindra fëmijë kaluan një jave mjaft mbreslenese dhe edukative:

Zhvillimi i një veprimtarie te tille masive për gjate një jave me fëmijët, është një shembull domethënës për organizmat e pushtetit vendor dhe te arsimit ne rajonin e Shkodrës, se si mund te organizojnë aktivitete te kësaj natyre ne terren. Me shume se investime financiare, veprimtari te tilla kane nevoje për angazhim dhe pasion   për ti shërbyer argëtimit dhe edukimit te fëmijëve.

LEAVE A REPLY