Plani i masave per bregdetin, Manastirliu: Sfida jone sherbim ne kohe dhe me cilesi

0
917

 

 

Ministria e shëndetësisë ka hartuar një plan të detajuar masash për ofrimin e shërbimit tek pushuesit që sivjet do të zgjedhin bregdetin Shqiptar. Dy janë sfidat kryesore sipas numrit një të këtij dikasteri, shërbim në kohë dhe me cilësi.  26 qendra shëndetësore, gjysma prej tyre ekzistuese dhe 13 te reja funksionojnë qe prej 1 qershorit përgjatë gjithë vijës bregdetare dhe ne zonat turistike malore. Shërbimi i tyre është 24 ore ne çdo dite te javës.

119 mjeke dhe infermiere te rinj jane punësuar vetem per ketë sezon turistik per te punuar ne qendrat shëndetësore verore. Ndërkohe 17 autoambulanca do te jene vendosura përgjatë vijes bregdetare per te ofruar ndihmën e pare dhe transportin ne spitalin me te afërt rajonal. Çdo qender shendetësore ka numrin e vet specifik.

Te gjitha keto pika shëndetësore do te koordinohen me urgjencën kombëtare dhe me njësinë e helikopterëve. Megjithatë sfida për Velipojën mbetet e madhe pasi sërish qendra e vetme atje do ta ketë të pamundur të mbulojë fluksin e lartë të pushuesve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here