Shtoj i Ri, problemet ne shkolle vijojne, kete te hene jane thyer kamerat e sigurise

0
1252

Situata mes arsimtareve ne Shkollen 9-vjecare Shtoj i ri, eshte kthyer ne nje telenovele me shume seri. Mengjesin e kesaj te hene, ne Shkolle jane thyer kamerat e sigurise. Mesuesja Luljeta Shyti por edhe titullarja e shkolles Saime Hagrepi akuzojne njera-tjetren per thyerjen e kamerave te sigurise, me qellim demtimin e provave.

Dhejtra prinder kane protestuar perpara ambjenteve te shkolles, ku e quajne nje skandal ate se cfare po ndodh ne shkollen e fshatit. Ata thone se asnjehere nuk kane patur ankesa per drejtoren e shkolles.

Problemet ne kete institucion shkollor jane te mbartura prej vitesh, por situata ka agravuar rreth nje jave me pare, atehere kur mesuesja e shkolles akuzoj titullaren per dhune ndaj nxenesve por edhe mesuesve. Pretendimet e tyre tashme jane prane organeve te drejtesise.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here