Menjehere pas transmetimit te kronikes ne tv1 channel, ku banoret perballe ish pocerise ne Kiras u ankuan per ujrat e zeza, ka reaguar ndermarrja e ujesjelles kanalizimeve. Kete te hene jane kryer nderhyrjet e nevojshme per sistemimin e ujrave te zeza, duke zhbllokuar kolektorin kryesor.
Problemet ne kete bllok banesash jane te hershme, qe perpara 8 vitesh atehere kur nje firme e kontraktuar hapi gjithe sistemin e kanalizimeve, per te bere zeevendesimin e pusetave, te cilat jane kryer jo ne parametrat e duhura. Krahas kesaj, vete banoret ne ndertimin e shtepive, kane ngushtuar rrugen, duke veshtiresuar se tepermi punen e ndermarrjes.