Ahmetaj: Objektiv i çdo qeverie, rritja e mirëqenies. Synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon

0
570

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj gjatë një takimi me drejtoritë e Doganave në rajon, deklaroi se qeveria shqiptare është e orientuar drejt bashkëpunimit.

Po ashtu ministri tha se objektiv i çdo qeverie është që të rritet mirëqenia, ndërsa shtoi se synim është lehtësimi i tregtisë në rajon.

“Objektiv i çdo qeverie është rritja e mirëqenies. Qeveria duhet të heqë barriera jo tarifore. Ne jemi të orientuar për bashkëpunim rajonal. Nëse qasja e natyrshme është lehtësimi i lëvizjes, ne po marrim masa konkrete. Synojmë lehtësimin e tregtisë në rajon. Rajoni nuk ka një infrastrukturë në atë nivel, rrugore kryesisht, që të bëjë të mundur një lëvizje tregtare. Jeni njohur të gjithë projektin e Bankës Botërore që akuzon si të thuash administratat. Por sfida për këtë kosto kohore, e përkthyer edhe në vlera monetare, ta zerojë. Qeveria shqiptare ka hyrë në një faze të re, transformuese”, tha Ahmetaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here