Dervishi: Institucionet publike investohen më shumë në fshehjen e informacionit

0
692

Në konferencën e katërt kombëtare, Komisinerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, tha se duhet bërë revolucion sa i përket transparenës së institucioneve publike.

Këto të fundit, sipas Dervishit, shpesh bëjnë të kundërtën duke shpenzuar energji për ta fshehur atë.

Dervishi: Kemi marrë rreth 2000 ankesa, rreth 70 kërkesa për parashtrime drejtuar autoriteteve publike dhe 170 vendime që përbëjnë atë që mund të konsiderohet si jurispundencë e komisionerit.

Kemi vendime të gjykatës Administrative dhe kjo është e rëndësishme, shumicën të fituara, disa edhe të rrëzuara por njëlloj të vlerësuara dhe studiuara. A duhet të guxojmë dhe të rrezikojmë të kryejmë një revolucion në transprancën e autoriteteve publike në Shqipëri apo duhet të na mposhtë frika e dështimit?

Unë dhe stafi im kemi zgjedhur të parën, edhe pse jo shpesh herë me kosto edhe personale. A nuk ju duket sikur autoritetet publike jo pak herë shpenzohen më shumë jo për të gjetur përgjigjen që bën transparencë por për të kundërtën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here