Vetem disa dite pas takimit ne Bashkine Shkoder, komuniteti rom mohon qe te kete patur nje dakortesi me bashkine e ketij qyteti. Ata thone se asnje ndihme nuk eshte dhene prej tyre, ndersa me bllokimin e motoreve, nuk mund as qe te punojne.

Sot ne diten nderkombetare kunder punes se femijeve, ky momunitet apelon drejt njesise vendore dhe sherbimit social qe ti ndihmoje, pasi ne te kundert do te detyrohen qe te rikthejne femijet ne rruge, si e vetmja menyre jetese per ta. 12 qershori ka për qëllim të shërbejë si një katalizator për rritjen e lëvizjes në mbarë botën kundër punës së fëmijëve. Ne vendin tone, shfrytezimi i femijeve mbetet ende nje plage e hapur, e cila me se shumti ndjehet tek komunitetet vulnerable sic jane ai rom dhe egjyptian.

LEAVE A REPLY