Kryemadhi takon delegacionin e Partisë Komuniste të Kinës, vlerësohen mardhënjet e shkëlqyera

0
561

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi priti sot në selinë e LSI-së një delegacion të Partisë Komuniste të Republikës Popullore të Kinës, të kryesuar nga Shen Beili, Zëvendësministrja e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Gjatë këtij takimi, Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi vlerësoi marrdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe shprehu gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit të mëtejshëm midis LSI-së dhe Partisë Komuniste të Kinës. Në kontekstin e këtyre marrëdhënieve midis dy vende Kryemadhi shprehu dëshirën për të realizuar projekte të rëndësishme nga Platforma e Bashkëpunimit 16+1.

Ajo vlerësoi nevojën e konkretizimit të realizimit në Shqipëri të Qendrës Rajonale të Bashkëpunimit Rinor në kuadër të kësaj nisme. Zëvendësministrja e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, Shen Beili vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm midis dy vendeve dhe midis dy partive dhe u shpreh se vlerëson rolin e LSI-së për forcimin e këtyre marrëdhënieve.

Ajo gjithashtu ftoi Kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi për një vizitë në Republikën Popullore të Kinës. Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi shoqërohej në këtë takim nga Zëvendëkryetari I LSI-së Luan Rama, Nënkryetarja e LSI-së, Kejdi Mehmetaj Kryetari I Grupit Parlamentar Petrit Vasili si dhe deputetët e LSI-së, Edmond Haxhinasto dhe Klajda Gjosha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here