Rama i prerë me drejtorët e spitaleve: Largoheni nga puna nëse lëshoni receta që…

0
862

Mes vendimeve të qeverisë që kryeministri Rama i ndau nga Durrësi me publikun, ishte edhe një për barnat në spitale.

I pari i qeverisë tha se 40 medikamente të shtrenjta me të cilat kurohen sëmundjet kardiovaskulare dhe ato tumoriale përfshi herceptinën, për të cilën është folur më herët do të merren falas në spitale nga të gjithë pacientët.

“Spitalet të ecin me hapin e kohës për të trajtuar sëmundjet më të rrezikshme. Kemi përfshirë herceptinën, medikament i shtrenjtë dhe mbi 40 medikamente për sëmundjet kardiovaskulare, neuro-degjeneruese. Edhe një valë keqkuptimi që u krijua në fillim tani po tretet”,- tha ai.

Kryeminsitri nuk kurseu edhe një paralajmërim për të gjithë drejtorët e spitaleve që lëshojnë receta për ato barna që pacientët mund t’i gjejnë brenda spitalit.

“Urdhër i prerë dhe me pasoja për këdo që e shkel në raport me çdo rast kur konstatohet që pacientëve iu jepet recetë për të blerë jashtë spitalit ato ç’ka spitali disponon”,- u shpreh Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here