Qendra shendetesore ne Sheldije qendron e mbyllur, ndersa ne gadishmeri eshte vetem infermieri i zones. Banoret detyrohen qe sherbimet e nevojshme ti marrin ne Rragam, rreth 60 minuta larg ne kembe. Ne fshat ka vetem nje furgon i cili ben transportin e femijeve te shkolles. Por as qendra shendetesore e Rragamit nuk ofron asnje kusht per tu dhene sherbim komunitetit. Pa uje e pa drita, per bluzat e bardha kjo e veshtireson tej mase punen e tyre.

Ndonese ankesat e mjekeve por edhe komunitetit jane shfaqur disa here, serish asnje mase nuk eshte marre nga pushteti lokal per rikonstruksionin e godines, apo pajisjen me uje te saj. Jane 800 banore te fshatit Sheldije dhe 1300 te tjere ne fshatin Rragam qe marrin sherbime ne kete qender shendetesore, e cila vetem emrin ka te tille.

LEAVE A REPLY