Skuadra e Vllaznisë zyrtarisht në shitje. Lajmi është konfirmuar nga vetë Bashkia e Shkodrës që ka hapur një ankand për cilendo shoqëri aksionere që është e gatshme për të financuar skuadrën. Siç shihet edhe nga dokumenti i afishuar në faqen zyrtare të Bashkisë Shkodër bashkiashkodër.gov.al, qartësohet situata e Vllaznisë vit pas viti dhe arrihet në një përfundim edhe për vlerën e aksioneve duke dhënë edhe rekomandimet e mundshme.  Në momentin që do të hapet ankandi për shitje aksionesh, vlera minimale e aksioneve do të jetë 507 milion lekë.

Kompania audituese Albanian Audit Partnes SHPK për të shkuar në këtë përfundim, ka marrë në konsiderate një sërë elemetesh që lidhen me aktivitetin e klubit kuqeblu, duke nisur nga historia dhe tradita e klubit, emblema, logoja, rezultatet, trofetë dhe sukseset e arrituara në vite, figurat dhe autortiteti që ka përcjellë klubi kuqeblu në breza të ndryshëm në shërbim të futbollit shkodran dhe atij kombëtar në përgjithësi, infrastruktura dhe investime të tjera shtese që në vijimësi bashkia Shkodës ka depozituar si pronare e saj e ligjshme.

Raporti 58 faqësh i bërë publik, do të duhet të analizohet në detaje nga këshilli bashkiak, anëtarët e të cilit do të shprehen me votë nëse fillimisht janë dakort që Vllaznia të dalë në ankand, e më pas të analizojnë në detaje atë cfarë thotë ky raport. 26 qershori shënon mbledhjen e asamblesë Vllaznia, por deri atëherë janë disa detaje teknike që ky raport nuk i ka sqaruar, e që i mbesin barrë bashkisë ta bëjë. Së pari borxhet që klubi ka, që përllogariten në 1.5 miliard lekë.

Së dyti përse vlerësimi i bërë përpara pak vitesh që ishte në mbi 500 mijë euro, u zbrit këtë herë duke e kthyer në lekë. Ky vlerësim qesharak i Vllaznisë ka ngritur shumë pikëpyetje, e mbi të gjitha loja që po bën Voltana Ademi për të hequr vemendjen e renies nga superliga, janë një hile apo strategji e gabuar, pasi Vllaznia të gjithë e dijnë që vlen më shumë!

LEAVE A REPLY