Xhafaj mobilizon policinë për sezonin: Angazhim maksimal për sigurinë e pushuesve

0
598

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka kërkuar angazhimin maksimal të forcave të rendit për të siguruar pushuesit.

Në takimin e zhvilluar me Prefektët dhe drejtuesit më të lartë të policisë në të gjithë vendin, ai nënvizoi se pritshmëria këtë vit është tejet e lartë.

Xhafaj: Interesi është shumë i lartë, i operatorëve vendas dhe të huaj në këtë fushë, por edhe pritshmëria e njerëzve të thjeshtë, e qytetarëve që presin një shërbim më të mirë është shumëfish më e lartë. Çfarë nënkupton më shumë përgjegjësi dhe të japim parametra shumë më të lartë qetësie dhe sigurie tek qytetarët dhe të gjithë operatorët turistikë në këtë sezon.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, theksoi se masat janë marrë dhe për sigurimin e pushuesve në bregdet.

Veliu: Për sa i përket pjesës së kufizimit dhe rritjes së sigurisë në ujë, për sa i përket kufizimeve që duhet të bëjmë në hapësirat apo në pjesët ku janë përcaktuar për plazhe, qofshin këto publike apo private, duke mos lejuar qarkullimin e mjeteve motorike, qofshin gomone, skafe të vegjël apo motorë uji, me qëllim parandalimin e ngjarjeve aksidentale

Zv.drejtorja e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, Aida Hajnaj, nga ana e saj nënvizoi se masa janë marrë dhe në pikat kufitare.

Hajnaj: Për të përballuar me sukses këtë sezon turistik u bë një studim dhe përcaktim i plazheve me qëllim përcaktimin e risqeve në drejtim të sigurisë. Është bërë planifikim i punonjësve të policisë, mjeteve dhe pajisjeve shtesë; ngritja e 5 stacioneve provizore të policisë; përforcim i shërbimeve të Policisë me shërbime të Ndërhyrjes së Shpejtë; dhe shtimi i sporteleve për pikat e të gjitha hyrje-daljet në pikat kufitare.

Për këtë vit në Shqipëri pritet të rritet me 15 për qind numri i pushuesve në këto muaj të sezonit veror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here