Vitet e periudhes socialiste kane lene gjurmet e tyre ne cdo aspekt, duke perfshire ketu edhe muziken. Ahengu Shkodran eshte nje prej ketyre gjinive, qe prej vitesh, Edmir Ballgjatin e kane angazhuar te merret me magjinë e ahengut, të cilin e ka përmbledhur në një studim. Ballgjati thotë se si dëshmi e transformimit ndër vite janë veglat muzikore. Studiuesi dëshmon se mundësia e ringjalljes së tij është e pamundur, por shenjat e tij transmetohen tek kënga qytetare shkodrane. Per te diskutuar keto deformime ai thirri ne nje cikel diksutimesh eksperte te muzikikes Shkodrane.

Ahengu shkodran është pjesë e rëndësishme e repertorit të muzikës popullore të qyteteve shqiptare të Gegërisë. Ahengu organizohet në “perde”-shkallë muzikore specifike, të cilat janë gjithsej dymbëdhjetë. Në çdo perde gjejmë një repertor muzikor, kryesisht këngë, melodi me vegla apo dhe valle, të cilat ndërtohen mbi këto shkallë muzikore. Ahengu fillon të kristalizohet aty nga fillimi i shek të XVIII-të. Ahengu në Shkodër ka pasur një rregull të veçantë: këngëtari duhet të këndonte këngët e ahengut njëra pas tjetrës. Ahengu qytetar shkodran është pjesë e “Trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare”.

LEAVE A REPLY