EU Policy Hub, një grup profesionistësh të rinj shqiptarë që monitorojnë dhe komunikojnë procesin e integrimit të Shqipërise në BE u ka kërkuar shtetetve anëtare si: Franca, Gjermania dhe Holanda të marrin në konsideratë rekomanimin e Komisionin Evropian për hapjen e negociatave të pranimiot të Shqipërisë në BE.
EU Policy Hub mbështet hapjen e bisedimeve të pranimit në BE dhe për këtë arsye i ka drejtuar një letër të hapur parlamenteve të Francës, Gjermanisë dhe Hollandës duke dhënë argumente se përse këto vende duhet të votojnë në favor të Shqipërisë gjatë Samitit të Këshillit të BE-së që do të mbahet gjatë muajit Qershor.
Sipas EU Policy Hub, dhënia e dritës së gjelbër në këtë moment kyç do të inkurajojë Shqipërinë që të punojë më shumë në miratimin, zbatimin e normave dhe standardeve të
BE-së.
“Si përfaqësues të të rinjve shqiptarë ne besojmë fuqimisht që ky proces kërkues mbetet çelësi për mbështetjen e shpresës sonë në integrimin evropian”.