Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Fatmir Hoxha u shkarkua nga KPK-ja, me dy vota pro dhe një kundër.
Sipas votave të shumicës, Hoxha nuk ka mundur dot të kalojë testin e pasurisë, por që sipas pakicës ai ka në pasuri e tij vetëm një apartament në Tiranë të blerë në vitin 2011 për vlerën 140 mijë euro, për të cilën ka ende borxhe të pashlyera e do të mund te bëhet pronar i kësaj banese vetëm në vitin 2034.
Ndërsa sot po i njëjti institucion ka vendosur që kreu i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja i cili 1 javë më parë nuk e justifikonte dot pasurinë, të vazhdonte të qëndronte në detyrë.
Pas vendimit të KPK-së, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese Fatmir Hoxha e ka apeluar vendimin e tij.
Kolegji Apelimit është ai që do të vlerësoj përfundimisht çështjen dhe do të vendosë për fatin e gjyqtarit Kushtetues.