Thursday, October 18, 2018

Itali, atentat shqiptarit, babai i dy fëmijëve

524
0

Dy të shtëna të një arme zjarri tip pistoletë me kalibër 44, u shkrepën rreth orës 23:00 të mbrëmjes së shkuar në drejtim të makinës së një 37 vjeçari shqiptari me profesion murator. Mediat italiane shkruajnë se shqiptari jeton në Quiliano a Zinola.

Pronari i automjetit me iniciale D.G, denoncoi vetëm sot në mëngjes rastin në polici. Pa precedentë të mëparshëm penalë, shqiptari jeton në këtë lagje me gruan dhe fëmijët e tij.

Sipas rindërtimit të skemës nga ana e hetuesve, rezulton se pronari i mjetit tip Ford Focus, ndjeu dy krisma të fuqishme teksa kthehej për në shtëpi.

Vetëm në mëngjes, duke marrë makinën, ai vuri re dy të shtëna që kishin arritur në xhamin e makinës nga ana e shoferit dhe të makinës nga ana e shoferit dhe në pjesën e kofanos (kapakut).

Policia po kryen hetimet për rastin.

LEAVE A REPLY