Thursday, October 18, 2018

Klevis Bebeziqi, mesfushori 15 vjeçar që konsiderohet e ardhmja e Vllaznisë

384
0

Pasditen e djeshme u mbyll kampionati i grupmoshës U-15 për Zonën e Shkodrës.

Përveç kupës që iu dha Vllaznisë si ekipi kampion, nga rradhët e kësaj skuadre ka dalë edhe sportisti më i mirë.

Bëhet fjalë për Klevis Bebeziqin. Një mesfushor i cili është shquar me paraqitjet e tij gjatë gjithë kampionatit dhe jo më kot, specialistët e kanë vlerësuar atë si më të mirin e kësaj grupmoshe.

Lojtari që do të mbushë 15 vjeç më 24 gusht, ka qenë një nga pikat më të forta të skuadrës së drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi.

Ai në fakt, edhe pas finales nuk deshi të japë emra të lojtarëe të evidentuar por u mjaftua duke thënë se janë 6-7 lojtarë që konsiderohen si e ardhmja e Vllaznisë.

Njëri ndër to me siguri që është Bebeziqi. Luan si organizator, dallohet si vizionar në lojën e tij, ka një shpejtësi të mirë dhe po ashtu edhe teknikën e duhur.

Ai diplomën e sportistit më të mirë e mori nga një emër i madh i futbollit shkodran- Edi Martini.

Mjafton të ketë si shembull këtë futbollist dhe Klevisi padyshim që do të rritet edhe më shumë nga ana profesionale.

Karriera e tij ka nisur në mënyrën e duhur. Tashmë e rëndësishme është të vazhdojë në këtë rrugë.

@ShkodraSport

LEAVE A REPLY