Sekretari i aksionit politik në PD, Ervin Salianji, vizitoi familjet e dy prej kuksianëve të protestës në Rrugën e Kombit, të cilët mbahen ende në burg, Vasil Laçi dhe Isuf Gashi.

Situata e tyre është shumë e vështirë, dhe burgosja e familjarëve të tyre u ka shtuar më shumë varfërinë dhe borxhet në familjet e tyre në Kukës.

 

 

Babai i Isuf Gashit tregon se për çdo vizitë në Tiranë tek djali në burg merr 100 mije lekë borxh.

Familja e Vasil Laçit ka dy fëmijë. Askush nuk është në punë dhe ata jetojnë me ndihma nga të afërmit në një shtëpi që ka vetëm 4 muret.

Salianji tha se:
“Në burg sot për shkak se shkel ligjin duhet të jetë Edi Rama dhe ata që bëjnë miliona euro në kurriz te me te varferve te vendit. Ne jemi këtu për t’ju thënë që jo vetëm nuk do t’ju harrojmë dhe do të japim ndihmë deri në fund, sepse janë heronj për Shqipërinë dhe kanë vendosur një gur të rëndësishëm me atë akt që kanë bërë. Ai tregoi se zotër janë shqiptarët, qytetarët dhe, pavarësisht se janë të varfër e nuk kanë mundësi për jetesën, prapë reagojnë dhe tregojnë se ky vend për zot ka shqiptarët. Nuk është pronar as Edi Rama, as këta të konçesionarit”.

LEAVE A REPLY