Monday, June 17, 2024
Home Sport U shpall Kampion Evrope, Briken Calja: Ja çfarë kam sakrifikuar për peshëngritjen

U shpall Kampion Evrope, Briken Calja: Ja çfarë kam sakrifikuar për peshëngritjen

0
1030

Peshëngritësi Briken Calja bëri histori në Shqipëri pasi u shpall Kampion Evrope duke rrëmbyer 3 medalje ari në Rumani.

Calja i ftuar në emisionin Ditë e Re tregoi sakrificën më të madhe për sportin e peshëngritjes.

Brikeni u shpreh: “Ajo çfarë kam sakrifikuar në rradhë të parë është rinia ime. Kemi sakrifikuar rininë tonë duke u larguar nga shoqëria, duke mos shijuar benefitet që marrin të rinjtë duke dalë gjatë gjithë kohës, festat, familja, gjithçka. Largohesh nga gjithçka vetëm për tu fokusuar tek puna dhe rezultatet.” 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here