Familjarët e Anxhela Meçanit, 20 vjecares nga Fieri që humbi jetën në Itali pasi persona të panjohur e hodhën nga një makinë, kërkojnë ndihmën e shtetit shqiptar në zbardhjen e ngjarjes dhe kthimin e trupit për lamtumirën e fundit.

Ata kanë publikuar një bisedë audio me të riun që shoqëroi 20 vjecaren gjatë largimit drejt Italisë. Ky person nga Fieri, thotë se nuk di shumë detaje, por mohon që e reja të ketë punuar si prostitutë, ndryshe nga raportimet e mediave italiane.

BabaiAjo vetë e di se me kë jetonte. Kontakte kishte në telefon me neve. Hera e fundit ka qenë një ditë para vrasjes makabër që është bërë. Mua më vjen lajmi nga Greqia, tezja e vet. Nga telefonata e fundit nuk kuptuam asgjë fare. Biles qeshëm. Nuk e di pse ka ndodhur dhe si ka ndodhur. Me ç’pashë në portale, vrasja ishte mizore. Nga këtu, vajza ka ikur me një shqiptar dhe atje pastaj ka bërë celebrim me një italian. Vajza të vijë në Shqipëri me ndihmën e shtetit. Vajza të vijë këtu. Nuk dua ta varrosin. 

Rrethanat e vdekjes në Itali të 20 vjeçares Anxhela Meçani mbeten të mbuluara me mister, ndërsa familja në qytetin e Fierit kërkon ndihmën e shtetit për zbardhjen e vrasjes dhe kthimin e trupit të pajetë për nderimet e fundit!

I ati, Dritan Meçani thotë se nuk i ka mundësitë financiare për procedurat.

20 vjeçarja sipas mediave italiane u dhunua dhe u hodh në rrugë nga një makinë në qytetin e Torinos, ndërsa ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra.

Edhe familja nuk di më shumë detaje nga ngjarja, ndaj apelon për një hetim të plotë të krimit.

20 vjecarja Meçani ishte larguar drejt Italisë në muajin dhjetor bashkë me një të ri nga Fieri, i cili në një bisedë me një të afërme të 20 vjecares thotë se atje viktima ishte celebruar me një italian për dokumente. Emri i tij nuk bëhet i ditur, por sipas këtij regjistrimi, dëshmitari mohon që e reja të punonte si prostitutë, variant ky i publikuar nga mediat italiane

Anxhela Meçani ndërroi jetë në spitalin e Torinos, sipas raportimeve për shkak të dëmtimeve në organet e brendshme si pasojë e hedhjes nga makina por edhe dhunës. Trupi i saj mbetet ende atje në pritje të procedurave për t’u rikthyer në Shqipëri për lamtumirën e fundit.

LEAVE A REPLY